Tragjedia e Trajkovskit, hetimet e reja tregojnë se si u rrëzua avioni

Maqedonia

Tragjedia e Trajkovskit, hetimet e reja tregojnë se si u rrëzua avioni

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 17:50

Komisioni i ekspertëve ndërkombëtarë që kanë kryer hetimet e reja mbi tragjedinë ku humbi jetën ish-presidenti Boris Trajkovski, ka përcaktuar me saktësi shkakun e rrëzimit të avionit.

Shefi i Komisionit Omer Kuliq tha për mediat boshnjake se versioni i parë i raportit ka përfunduar dhe se ai u është dorëzuar autoriteteve të Shkupit, transmetojnë mediat në Maqedoni.

Shkupi zyrtar ka një javë afat që t’i dorëzojë komisionit komentet e tij, që raporti të kompletohet dhe t’i dorëzohet fillimisht Qeverisë së Bosnjës dhe Hercegovinës dhe kryeprokurorit të atjeshëm, dhe më pas t’i ridërgohet Qeverisë dhe Prokurorisë në Shkup.

Kuliq u shpreh se komisioni ka përcaktuar shkakun e rrëzimit të avionit, por edhe rolin dhe përgjegjësinë e të gjithë personave të përfshirë në këtë ngjarje.
“Kemi përcaktuar me saktësi se çfarë ka ndodhur. Në hetim janë përfshirë të gjithë aktorët e ngjarjes, por nuk mund t’ju them se kush është përgjegjës. Detyra jonë është të përcaktojmë se si është rrëzuar avioni. Këtë do t’ua themi si prokurorisë në Bosnjë, ashtu edhe asaj në Maqedoni. Është vendimi i tyre se si do të veprojnë më pas”, tha Kuliq.

Sipas tij, raporti do të mund t’i prezantohet opinionit nga mesi i muajit dhjetor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat