MAP 16: Maqedonia me reforma të shkëlqyeshme, Greqia pengesë për NATO

Maqedonia

MAP 16: Maqedonia me reforma të shkëlqyeshme, Greqia pengesë për NATO

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 15:56

Republika e Maqedonisë ka reforma të shkëlqyera në mbrojtje dhe është absolutisht e gatshme që të bëhet anëtare e Aleancës Veri-atlantike, por Greqia është pengesë për të njëjtën.

Ky është konkludimi i hapjes së sotme të ciklit të 16-të rekord të Planit aksional për anëtarësim (MAP) të MAqedonisë në NATO, të cilin tre sekretarët shtetëror nga vendi i ynë ua prezantuan zëvendës-shefat e Misioneve të përhershme të vendeve-aleate të Aleancës në sleinë e NATO-s në Bruksel.

Siç njofton korrespodenti i MIA-s nga Brukseli, sekretarët shtetërorë Bekim Alimi në Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Elena Kuzmanovska në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Sasho Stefanovski në Ministrinë e Mbrojtjes, e prezantuan programin vjetor kombëtar për vitin 2015 të Republikës së Maqedonisë për inkaudrimin në NATO.

Bekim Alimi, sekretar shtetëror në Sekretariatin për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit tha se të gjitha vendev-anëtare të NATO-s e kanë inkurajuar vendin tonë që të vazhdojë me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe kanë shfaqur shpresë se për një periudhë të shkurtë, nëse në vitin 2015 ose më shpejtë, vendi do të bëhet anëtar i NATO-s, me obligim që të vazhdojë me implementimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Ndërkas, sipas Kuzmanovskës, janë përshëndetur pjesëmarrjet e deritanishme të Maqedonisë në misionet e NATO-s, si dhe pjesëmarrjet në misionet e ardhshme.

"I prezantuam proceset reformiste në Republikën e Maqedonisë, që janë paraparë në Programin kombëtar për periudhën e ardhshme, për çka morëm inkurajim të fuqishëm nga ana e të gjithë përfaqësuesve në zbatimin e reformave", tha Kuzmanovska.

Ajo theksoi se në konkludimet nga mbledhja e sotme, çdokund u konstatua se pengesa e vetme për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë në NATO, mbetet vetëm zgjidhja e kontestit për emrin.

Sipas sekretarit të Ministrisë së Mbrojtjes, Stefanovski, delegacioni ynë ka konfirmuar se anëtarësimi në NATO mbetet prioriteti më i lartës trategjik për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë dhe se vendi në të ardhmen shihet si pjesë e familjes Veri-atlantike.

Anëtarët e delegacioni i Maqedonisë, përfaqësuesve të vendeve-aleate të NATO-s, po ashtu, sot u potencuan se përcaktimi strategjik i Republikës së Maqedonisë është pjesëmarrja në misionet paqesore të Aleancës dhe edhe një herë u konfirmua se shteti i ynë do të jetë pjesë e misionit për stabilizimin e Afganistanit, i cili fillon nga viti 2015, ndërsa është quajtur "Përkrahje vendimtare", ku Maqedonia do të marrë pjesë me ushtarë të saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat