Në shtator rritet numri i pensionistëve, gjithsej 294.744

Maqedonia

Në shtator rritet numri i pensionistëve, gjithsej 294.744

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 13:10

Numri i pensionistëve në shtator të këtij viti është rritur me 2 për qind krahasuar me muajin e njëjtë vitit të kaluar.

Sipas të dhënave të Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor, në shtator të vitit 2014, janë regjistruar 294.744 pensionistë.

Në nivel vjetor, krahasuar me vitin 2013, numri i pensionistëve është rritur me 1.502 persona.

Bazuar në të dhënat e Fondit, nga numri i përgjithshëm i pensionistëve, 52 për qind janë shfrytëzues të pensionit të pleqërisë, 26.1 për qind të pensionit familjar dhe 14.8 për qind të pensionit invalidor.

Fondi bëri me dije se për pensionet e shtatorit ka lëvruar gjithsej 3.551.000.000 denarë, që paraqet 54.6 për qind të transfertave të përgjithshme sociale.

Vlera mesatare e pensionit në shtator arrin në 12.439 denarë, që në nivel vjetor paraqet rritje me 5.3 për qind.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat