Jankullovska: Rregulla më të forta për përdorimin e armëve

Maqedonia

Jankullovska: Rregulla më të forta për përdorimin e armëve

Më: 27 nëntor 2014 Në ora: 13:09

Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska konfirmoi nismën e Qeverisë për forcimin e rregullave ligjore në lidhje me posedimin e armëve të zjarrit.

Ajo vlerësoi se ka mjaft hapësirë për të zbatuar masa më të forta ligjore në segmentin e përdorimit dhe posedimit të armëve zyrtare.

Ministrja tha se Qeveria dhe të gjitha institucionet e tjera do të analizojnë ligjet dhe procedurat dhe më pas do të propozojnë zgjidhje në funksion të parandalimit të krimeve.

Nisma e tillë vjen pas dy vrasjeve të trefishta të ndodhur në një hark kohor prej vetëm 10 ditësh.

Që të dyja vrasjet janë kryer nga të punësuar të strukturave të sigurisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat