Zëvendëskryeministri Besimi në mbledhjen e 12-të të Komitetit të Përzier Parlamentar

Maqedonia

Zëvendëskryeministri Besimi në mbledhjen e 12-të të Komitetit të Përzier Parlamentar

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 15:13

Sot në Strasburg u bajt mbledhja e 12-të të Komitetit të Përzier Parlamentar – Republika Maqedonisë dhe Bashkimi Evropian në të cilën mori pjesë Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për Çështje Evropiane, Dr. Fatmir Besimi.

Gjatë qëndrimit të tij në Strasburg, Zëvendëskryeministri Besimi realizoi takim me Sekretarin e përgjithshëm të Këshillit të Evropës, Torbjorn Jagland, me të cilin biseduan rreth rëndësisë së mbështetjes së vendeve anëtare të BE-së në procesin e zbatimit të reformave në vendet e Ballkanit perëndimor, me qëllim të anëtarësimit sa më të shpejtë të këtyre vendeve në Bashkimin Evropian.

Zëvendëskryeministri Besimi, në fjalën e tij në Komitetin e Përzier Parlamentar RM/BE u uroi eurodeputetëve për zgjedhjet dhe u dëshiroi punë të suksesshme në mandatin e tyre, duke potencuar se politika e zgjerimit është e një rëndësie të veçantë, si për Republikën e Maqedonisë ashtu edhe për Bashkimin Evropian dhe se procesi i bashkimit të kontinentit evropian nuk do të përfundojë pa integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor, dhe se me interes të përbashkët është përfundimi i suksesshëm i këtij procesi.

Me këtë rast Besimi i informoi anëtarët e Komitetit të Përzier për reformat në Republikën e Maqedonisë, shkallën e realizimit të Agjendës së BE-së në vend dhe rezultatet konkrete të arrira. Ai potencoi se marrja e rekomandimit të gjashtë për fillim të negociatave të Republikës së Maqedonisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, është e rëndësishme për vazhdimin e procesit reformues në vendin tonë. Raporti i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë për vitin 2014 u shqyrtua detajisht, tha Besimi, ndërkaq gjetjet e Raportit janë përfshirë në Programin Nacional për Miratimin e të Drejtës së BE-së – NPAA, i cili do të finalizohet deri në fund të këtij viti, ndërkaq sipas gjetjeve të Raportit të KE-së përcaktohen prioritetet afatshkurtra dhe afatmesme të procesit reformues.

Me qëllim të sigurimit të inkluzivitetit dhe transparencës, në programimin e NPAA, zëvendëskryeministri Besimi theksoi se Sekretariati për Çështje Evropiane organizoi takime me përfaqësues të gjyqësisë, komunitetit akademik, shoqërisë civile, mediave, komunitetit të biznesit etj, të cilët ishin të ftuar që t’i japin propozimet e tyre për NPAA. Shumë prej tyre iu përgjigjën thirrjes me propozime të tyre që kanë të bëjnë me fushën e sundimit të ligjit, drejtësisë, lirisë së shprehjes dhe politikës sociale. Njëherësh, Besimi theksoi se Qeveria tani më ka miratuar Draft-Planin e Veprimit me aktivitete konkrete të cilat fokusohen në fushat prioritare siç janë: gjyqësori, liria e shprehjes dhe mediave, marrëdhëniet ndëretnike, reformat në administratën publike, rekomandimet e OSBE/ODIHR, marrëdhëniet e mira ndëretnike dhe bashkëpunimi rajonal.

Gjatë qëndrimit të tij, Besimi kishte gjithashtu edhe takime intensive me deputet të Parlamentit Evropian siç janë Alojz Peterle, kryesues i komitetit të përzier, Alojz Vajgel, eurodeputet dhe raportues për Republikën e Maqedonisë, Riçard Hovit, Jozo Radosh, Monika Makovei, etj. me të cilët bisedoi për përkushtimin e vendit tonë në zbatimin e reformave si dhe rëndësinë e partneritetit mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian që është e një rëndësie të veçantë dhe njëherësh potencoi se Republika e Maqedonisë është vend i cili në rajon më së gjati po zbaton agjendën evropiane dhe se sipas rezultateve të arrira Maqedonia veç më është e gatshme të fillojë me negociatat për anëtarësim në BE./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat