Ndërtimi kishave maqedonase në stilin rus

Maqedonia

Ndërtimi kishave maqedonase në stilin rus

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 13:21

Janë shpeshtuar kishat maqedonase të ndërtuara në stilin rus. Nga KOM thuan se arsyet janë arkitektonike, ndërsa njohësit e rrethanave thuan se arsyet janë tjera.

Pse kishat e reja tek ne i ngjajnë kishave ruse? Peshkopi Petar thotë se stili në të cilin do të ndërtohet kisha varet prej ndërtuesit dhe dëshirës së tij, por në fund vendosin kompetentët e kishës.

“ Unë e di vetëm një punë se në eparhinë e Pelagonisë-Prespës, pa marrë parasysh se cili do të jetë ndërtuesi, ne i tregojmë se si do të ndërtohet kisha dhe si do të jetë arkitektura dhe freska, gjegjësisht unë dua që ajo gjë të jetë në stilin tonë ortodoks maqedonas”, deklaroi Peshkopi Petar.

Sipas ish kryetarit të komisionit për marrëdhënie me bashkësitë fetare, prof. Cane Mojanovski, objektet e tilla ndërtohen jo në bazë të dëshirave të ndërtuesit, por në bazë të simpative të kishës ndaj arkitekturës ruse. Por, ai thekson se tek ne, arsyeja nuk është ajo.

„Bëhet fjalë për ndërtimin e objektit i cili më pak ose më shumë i shpreh simpatitë e arkitekturës tonë kishtare dhe të besimtarëve maqedonas ndaj kishës ortodokse ruse”, deklaroi Mojanovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat