Maqedonia kërkon me flet- arrest ndërkombëtar 500 persona

Maqedonia

Maqedonia kërkon me flet- arrest ndërkombëtar 500 persona

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 11:51

Mbi 500 persona me flet- arrest ndërkombëtar, kërkohen nga Maqedonia. Kompleksiteti i hetimeve dhe procedura e ngadalshme për ekstradim marrin shumë kohë, dhe në disa raste ndodh që personi i kërkuar të qëndron në burgjet ekstraduese me vite, para se të dorëzohet në shtetin që e kërkon.

"Për momentin kemi 505 flet- arreste aktive të brendshme dhe ndërkombëtare. Disa prej të kërkuarve kanë ikur nga burgu dhe nuk ka gjurmë prej tyre. Për disa pritet ekstradimi, ndërsa të tjerët nuk kanë qenë në duart e policisë dhe nuk dihet vendndodhja e tyre, kanë thënë nga Gjykata themelore në Shkup, për gazetën “Novamakedonija”, transmeton “SHENJA”.

Sipas procedurës ligjore, gjykatat dorëzojnë ankesë deri tek Ministria e Drejtësisë për ekstradimin e një personi, ndërsa Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) i realizon ekstradimet. Këtë vit në Maqedoni janë ekstraduar 58 persona që janë kapur jashtë shtetit, të cilët kërkohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa pjesa më e madhe e tyre janë të dyshuar për plaçkitje të rënda dhe shitje të drogës.

Interpoli ka 327 flet- arreste aktive, ndërsa 25 prej tyre janë shtetas të Maqedonisë. Ata kërkohen për shkak hetimeve dhe vuajtjes së dënimeve me burg në SHBA, Danimarkë, Sllovaki, Kroaci, Slloveni, Gjermani, Shqipëri dhe Rumani. Më i riu prej tyre është 27 vjeçar ndërsa më i moshuari 67 vjeçar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat