Seanca të tre komisioneve kuvendore

Maqedonia

Seanca të tre komisioneve kuvendore

Më: 26 nëntor 2014 Në ora: 09:31

Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë sot seanca do të mbajnë komisionet për transport, lidhje dhe ekologji, për politikë të jashtme dhe Komisioni Ligjdhënës-juridik.

Propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim dhe të Ligjit për shërbime postare, të dy në lexim të parë, janë në rend dite të seancës së Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji.

Pika e vetme në seancën e Komisionit për politikë të jashtme është Propozim-ligji për ratifikimin e Marrëveshjes mes Republikë së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë në Programin e Unionit Fiskalis 2020.

Anëtarët e Komisionit Ligjdhënës-juridik do të debatojnë për propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për ndërtim dhe Ligjit për shërbime postare, në lexim të parë edhe për Propozim-ligjin për ratifikim të Marrëveshjes mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian për pjesëmarrjen e Republikës së Maqedonisë në Programin e Unionit Fiskalis 2020./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat