Vetëvritet ushtari i cili vrau tre veta në Maqedoni

Maqedonia

Vetëvritet ushtari i cili vrau tre veta në Maqedoni

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 21:46

Ushtari profesionist i cili vrau tre veta sot në mëngjes në një qytezë në Maqedoni është gjetur i vetëvrarë në një stan në afërsi të vendit të krimit, njoftuan pasdite mediat maqedonase. Burime të policisë maqedonase kanë thënë se ai ka varur veten.
Mësohet se 40-vjeçari Manoilov ka vrarë prindërit e gruas së vet, për shkak se s’ka mundur të pajtohet me faktin se ajo ka shkuar me tjetër. Viktima e tretë ka pësuar rastësisht, gjatë tentimit të burrit xheloz për të vrarë mikun e gruas.
Ushtari dhe gruaja e tij kanë dy fëmijë të mitur, kurse ai dy herë ka qenë me shërbim në Afganistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat