Intervistë me Konsullin e Përgjithshëm të Maqedonisë në Çikago

Maqedonia

Intervistë me Konsullin e Përgjithshëm të Maqedonisë në Çikago

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 20:50

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Konsull i Përgjithshëm i Maqedonisë në Çikago, Jakup Rexhepi, thotë se konsullata përpiqet të tërheqë biznese amerikane që të investojnë në vendin e tij. Zoti Rexhepi u intervistua nga kolegu ynë i shërbimit maqedonas Jane Bojadzievski dhe fillimisht foli për aktivitetin ekonomik të konsullatës.

Konsulli i Përgjithshëm Jakup Rexhepi tha se diaspora e të dy komuniteteve, atij shqiptar dhe atij maqedonas, mund të ndihmojë për zhvillimin ekonomik në Maqedoni, duke përfituar nga kontaktet që ka me biznesin amerikan. Ai tha gjithashtu se mërgata përpiqet të kontribuojë financiarisht për familjet në vendlindje dhe në aspekte të tjera. Zoti Rexhepi tha se konsullata përpiqet ta përmirësojë shërbimin që u ofron shtetasve të Maqedonisë, sidomos në nxjerrjen e pasaportave, duke lehtësuar procedurat dhe shkurtuar kohën e pritjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat