Kuvendi në media përmendet vetëm kur flitet për bojkotin

Maqedonia

Kuvendi në media përmendet vetëm kur flitet për bojkotin

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 13:05

Në raportimet e medieve Kuvendi përmendet më shumë në kontekst të bojkotit të partive opozitare dhe në rastet kur bëhet fjalë për raportet ndërpartiake.

Kështu thonë rezultatet nga monitorimi i mbulimit mediatik të punës së Kuvendit në periudhën nga 1 deri më 31 dhjetor.

Sipas këtij vrojtimi, në të shumtën e teksteve, si burim për Kuvendin janë cituar deputetë të një partie politike dhe rrallëherë burime nga pushteti ose opozita.

“Ndryshe nga monitorimi i periudhës qershor-shtator, kur në shumë raste janë cituar apo dhënë qëndrime të deputetëve të partive që janë pjesë e shumicës parlamentare, në tetor si burime më shpesh paraqiten deputetë nga partitë opozitare përfshirë edhe deputetë të cilët nuk kanë pranuar mandatet”, thuhet në Raport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat