Bashkëpunim ndërkombëtar për zhvillimin e rajonit të "Prespës"

Maqedonia

Bashkëpunim ndërkombëtar për zhvillimin e rajonit të "Prespës"

Më: 25 nëntor 2014 Në ora: 09:33

Në fshatin Carev Dvor, komuna e Resnjës sot do të mbahet mbledhja e tetë e Grupit të palëve të interesuara për rajonin tejkufitar "Prespa".

Temat kryesore të mbledhjes do të jenë: prezantimi i broshurave të përgatitura poromovuese për rajonin "Prespa", realizimi i promovimit të rajonit në ngjarje të tjera, implementimi i aktiviteteve të ndërlidhura me programet "Njerëz për njerëz", diskutime për fazën e ardhshme dhe aktivitete vijuese specifike gjatë implementimit të Qasjes së bazuar në zhvillimin e territorit (ABDA) për rajonin tejkufitar "Prespa".

Mbledhja mbahet në kuadër të fazës së dytë të projektit të financuar nga BE "Përgatitje për zbatimin e qasjes së bazuar në zhvillim të territorit - Area Based Development Approach (ABDA) në vendet e Ballkanit Perëndimor" , i cili është implementuar nga Grupi i përhershëm punues për Zhvillim rural rajonal në Evropën Juglindore.

Në mbledhje do të marrin pjesë përfaqësues nga institucionet publike, sektori i biznesit, organizata joqeveritare dhe të tjera nga Maqedonia dhe nga Shqipëria, të cilët përmes bashkëpunimit të përbashkët do të kontribuojnë për rritje të qëndrueshme ekononike dhe zhvillim të rajonit "Prespa". (MIA)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat