Thaçi: Shqiptarët në Maqedoni në situatë të dhimbshme

Maqedonia

Thaçi: Shqiptarët në Maqedoni në situatë të dhimbshme

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 23:49

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka realizuar një takim me ambasadorin spanjoll në vend, Ramon Abaroa Karanza.

Në këtë takim u bisedua rreth aktualitetit politik në vend, rreth situatës së shqiptarëve dhe më gjërë situatën ndërkombëtare politike.

Kryetari Thaçi në takim potencoi se çështjet të cilat të gjithëve na shqetësojnë janë mungesa e perspektivës euroatlantike të vendit, e veçmas është brengosëse përkeqësimi i pozitës së shqiptarëve si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekomomik, si pasojë e politikave të gabuara të qeverisë aktuale të Maqedonisë.

Në këtë drejtim, Kryetari Thaçi theksoi se PDSH-ja ka zgjidhje për këto probleme me anë të marrëveshjes politike që ofron ajo.

Bashkëbiseduesit ranë dakord se duhet që të ketë një bashkëbisedim mes PDSH-së dhe BDI-sëë me qëllim që të ketë dialog mes dy forcave kryesore politike të shqiptarëve.

Menduh Thaçi theksoi se Partia Demokratike Shqiptare që ai e udhëheq do të jetë gjithnjë një parti që mbështet fuqimisht integrimin evropian të vendit dhe anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat