Memeti: Shumica e parashtresave për punën e organeve të jurisprudencës

Maqedonia

Memeti: Shumica e parashtresave për punën e organeve të jurisprudencës

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 13:20

Pjesa më e madhe e parashtresava të qytetarëve të dorëzuara deri te institucioni Avokati i Popullit kanë të bëjnë me parregullsinë dhe vërejtjet në fushën e jurisprudencës edhe atë nga lloje më të ndryshme, pastaj çështje të raporteve pronësore-juridike, të drejtat e punonjësve, puna e policisë, kushtet në institucionet ndëshkuese-përmirësuese", theksoi Ixhet Memeti, Avokati i popullit në kuadër të konferencës dyditore kushtuar të drejtave të qytetarëve në procedurat e kryerjes dhe të drejtës zgjedhore që po mbahet në Ohër.

"Maqedonia ka vendosur sistem të ri të ekzekutimit dhe gjithmonë në ndryshime të këtilla radikale paraqiten probleme në praktikë, kështu që edhe kryerja në fillim u krijonte probleme të mëdha qytetarëve, qoftë nga apekti formal, qoftë nga zbatimi jo i plotë i dispozitave të Ligjit", deklaroi Memeti, me këtë rast duke i theksuar rastet që të realizohen vendimet ekzekutive për pagesë tek persona, të cilët janë pranues të ndihmës sociale, që është në kundërshtim me Ligjin.

Memeti shtoi se edhe pse një pjesë e problemeve janë tejkaluar, qytetarët edhe më tej përballen me probleme, si rastet kur bankat gjatë zbatimit të vendimeve ekzekutive përfshijmë më shumë se një të tretën e të ardhurave të përgjithshme të qytetarëve, që gjithashtu është në kundërshtim me legjislativën.

Në lidhjr me temën e dytë të mbledhjes në Ohër, Avokati i popullit theksoi se në në të drejtën zgjedhore mungon shpejtësia në realizimin e të drejtës së qytetarëve si zgjedhës.

"E drejta zgjedhore kushtëzon azhurnim, kështu që mbrojtje që e jep Avokati i popullit në këtë sferë tash për tash vendoset vetëm në gjetjen e qytetarëve në listat zgjedhore, respektivisht vetëm t'i informojë", theksoi Memeti.

Për Avokatin e popullit takimet si ky në Ohër janë mundësi që të shkëmbehen opinione, të tregohet në dobësitë në legjisislativën dhe të ofrohen vendime prë kapërcimin e tyre.

Mark Laser nga Ambasada e SHBA-së i përshëndeti reformat që zbatohen në vend në drejtim të përmirësimit të sistemit penalo-juridik dhe sistemit të jurisprudencës në tërësi, si dhe hapat nga aspekti u reformave në politikën ndëshkuese.

Në takimin dyditësh në Ohër që e organizon Avokati i popullit me mbështetje të Ambasadës amerikane marrin pjesë përfaqësues të Odës së përmbaruesve të RM-së, të Gjykatës së Apelit në Manastir dhe Gjykatës Themelore në Strugë, Ministria e Drejtësisë, e Punëve të Brendshme, si dhe përfaqësues të KSHZ-së./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat