Gjykimi i padrejtë për telefonin e vjedhur të gruas së Stavrevskit

Maqedonia

Gjykimi i padrejtë për telefonin e vjedhur të gruas së Stavrevskit

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 13:18

Shteti duhet të zhdëmtojë dy persona që u gjykuan padrejtësisht, në një proces që zgjati 6 vite e gjysmë.

Dy personat M.Gj dhe D.N, u akuzuan se kishin vjedhur telefonin celular të shtetases Antoaneta Stavrevska, ndryshe bashkëshortja e zv.kryeministrit Zoran Stavrevski.

Por pas 6 vitesh, prokuroria tërhoqi aktakuzën për mungesë provash, raporton Nova, transmeton Zhurnal.

Vjedhja kishte ndodhur në gusht të vitit 2007, në parkingun e QT “Skopjanka” në Aerodrom, ku ishte parkuar makina e zonjës Stavrevska, me çantën ku ndodhej telefoni dhe gjërat e tjera brenda.

Pak ditë pas ngjarjes, M.Gj dhe D.N u morën në pyetje si të dyshuar, pasi telefoni i vjedhur u lokalizua tek ata.

Edhe pse gjatë marrjes në pyetje, dy të dyshuarit thanë se telefonin e kishin blerë në Bit Pazar nga një person që ia dinin edhe emrin, prokuroria vendosi të ngrinte aktakuzë ndaj tyre.

6 vite më vonë, prokuroria vendosi t’i lirojë ata nga ndjekja, sepse nuk arriti të sigurojë provat e nevojshme.

Për pasojë, shteti detyrohet t’u paguajë dy personave shumën prej 1.300 euro, si dhe të mbulojë shpenzimet e avokatëve në vlerë 2 mijë euro./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat