Sela: Vdekja e Bushatit, humbje e dhimbshme

Maqedonia

Sela: Vdekja e Bushatit, humbje e dhimbshme

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 12:22

Kryetari i Komunës së Strugës Ziadin Sela ka shprehur dhimbjen e tij për humbjen e diplomatit shqiptar Petrit Bushati.

Në telegramin drejtuar MPJ-së shqiptare dhe familjes Bushati, Sela vlerëson kontributin e diplomatit shqiptar dhe thotë se shqiptarët e Maqedonisë kanë humbur një mundësi të artë bashkëpunimi me një ambasador me përvojë siç ka qenë ai.

Telegrami i plotë:

Me dhimbje të thellë dëgjova lajmin për humbjen e diplomatit të shquar shqiptar Petrit Bushati, që ditët e tij të fundit në karrierë i la në shërbim të shqiptarëve tëMaqedonisë.

Më lejoni, që në emrin tim dhe në emër të institucionit që unë përfaqësoj, Komunës së Strugës t’iu shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta humbjen e një personaliteti të këtillë .Për fat të keq, shqiptarët e Maqedonisë humbën një mundësi të artë bashkëpunimi me një ambasador karriere dhe me përvojë të jashtëzakonshme .Shqiptarët kudo do ta vuajnë mungesën e një kalibri të tillë prej diplomati,i cili fillimet e para i pati në vitet 1988-1991 gjatë ushtrimit të funksionit të ambasadorit të Suedi.

Nuk duhet lënë pa përmendur fakti , që ai shërbeu me dinjitet gjatë viteve më të vështira dhe më kruciale për Shqipërinë dhe shqiptarët si ambasador në SHBA ( 1997-2001) apo edhe gjatë viteve 2002-2006 në Beograd. I shpreh ngushëllimet më të thella familjes e të afërmve përhumbjen e personit më të dashur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat