Lëvizja BESA i shpreh ngushëllime MPJ-së shqiptare dhe familjes Bushati

Maqedonia

Lëvizja BESA i shpreh ngushëllime MPJ-së shqiptare dhe familjes Bushati

Më: 24 nëntor 2014 Në ora: 10:23

Në një letër drejtuar Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë si dhe familjes së tashmë të ndjerit ish Ambasadorit Shqiptar në Maqedoni, Petrit Bushati, Lëvizja BESA u ka shprehur ngushëllime.

"Dje me keqardhje morëm lajmin e hidhur se Ambasadori Shqiptar në Shkup, z. Petrit Bushati, ka ndërruar jetë. Me këtë rast më lejoni që në emër të Këshillit Nismëtar për themelimin e Lëvizjes BESA, t'jua shpreh ngushëllimet më të sinqerta juve dhe kolegëve të tjerë të Ambasadorit, ndërsa ju lutem që ato t'ia përcillni edhe familjes së Ambasadorit të ndjerë", thuhet në letrën e firmosur nga koordinatori Bilall Kasami.

"Megjithëse shërbeu në Shkup një kohë të shkurtër, prania e tij në Maqedoni e ktheu imazhin e rëndësisë së madhe që ka diplomacia shqiptare në Shkup, andaj edhe vdekja e tij sigurisht paraqet një humbje jo vetëm për juve si Ministri dhe për shtetin shqiptar, në përgjithësi, por edhe për neve shqiptarëve të Maqedonisë, të cilët në figurën e Ambasadorit Bushati identifikonim shtetin shqiptar", shpreh ngushëllime Lëviza BESA.

Dje në orët e vona të pasdites, papritmas ndërroi jetë Ambasadori i Shqipërisë në Shkup, Petrit Bushati./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat