Kryeparlamentari turk në Çarshi dëgjon këngë me çifteli

Maqedonia

Kryeparlamentari turk në Çarshi dëgjon këngë me çifteli

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 23:31

Kreu i Parlamentit të Turqisë, Cemil Çiçek, vizitoi Çarshinë e Vjetër të Shkupit, i shoqëruar nga ambasadori turk në Maqedoni, Ömer Şölendil, deputetët e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti), kryetarin e marrëdhënieve ndër parlamentare Turqi-Shqipëri, Rifat Sait, kryetari i marrëdhënieve ndërparlamentare Maqedoni-Shqipëri, Hüseyin Bürge, si dhe nga deputetët e Partisë Popullore Republikane (CHP), Emre Köprülü dhe Metin Lütfi Baydar, raporton Anadolu Agency (AA).

Çiçek vizitën e tij dy ditore e filloi nga Çarshia e Vjetër e Shkupit, duke filluar nga xhamia e Mustafa Pashës, Kurshunllu Hani, Bezistani dhe xhamia e Murat Pashës, ku edhe mori të dhëna për këta monumente. Gjatë shëtitjes në çarshi Çiçek gjithashtu pati shumë interesim nga qytetarët e Shkupit, i cili ndiqej nga ato dhe të cilët patën rastin edhe të përshëndesin Çiçekun.

Çiçek përveç vizitës së monumenteve të çarshisë, ndaloi dhe dëgjoi këngë shqiptare me çifteli nga një artist rrugor i Shkupit i cili këndonte në rrugët e çarshisë.

Pas shëtitjes në çarshinë e vjetër, Çiçek kaloi në hotelin Stone Bridge të Shkupit, ku dhe zhvilloi takim me Lidhjen e Shoqatave Joqeveritare Turke në Maqedoni dhe Dhomën Ekonomike të Maqedonisë dhe Turqisë (MATTO).

Gjatë ditës së nesërme Çiçek do të vizitojë parkun “Zhena Borec” në të cilën gjendet përmendorja e dëshmorëve dhe pastaj do të takohet me homologun e tij, Trajko Veljanovski dhe delegacionin e parlamentit të Maqedonisë.

Çiçek do të zhvillojë takime edhe me kryetarin e grupit shoqëror turko-maqedonas, Kenan Hasip, Kryetarin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, Qendrën Kulturore “Junus Emre” dhe Agjencinë Turke për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat