LSDM propozon tri masa për rritjen e eksportit

Maqedonia

LSDM propozon tri masa për rritjen e eksportit

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 19:29

Partia Socialdemokrate e Maqedonisë në pres konferencën e sotme propozoi tri masa për nxitjen e eksportit të kompanive të brendshme.

Ashtu si potencoi Dragan Tevdovski, kryetar i Komisionit partiak për ekonomi në LSDM, kërkoi që të jepet tokë për ndërtim, të lirohet prej tatimeve të komunave dhe të lejohet eksport i mjeteve të nevojshme pa të dhëna shtesë, për secilën ndërmarrje të prirë për eksport, e cila do të punësoj më së paku dhjetë veta.

“ Përskaj asaj që ne kërkojmë, është marrja e një garancie shtetërore në vlerë prej 30 përqind prej mjeteve të nevojshme financiare, për ndërtim të kapaciteteve të reja me orientim eksportues, e cila do të lehtësonte lejimin e kredive nga bankat, dhe bashkërisht me shtetin me mbulimin e harxhimeve për kamatë në tri vitet e para, si dhe me bërjen trend të produkteve maqedonase, me mbështetje financiare deri në 4000 euro për ndërmarrje”, deklaroi Tevdovski.

Qëllimi është që t`i ndihmohet ndërmarrjeve vendore të vogla dhe të mesme rreth krijimit të logos adekuate, dizajn dhe plan marketingu për promocion dhe ri krijim të trendit.

“ Kjo është e nevojshme pasi që shumica e ndërmarrjeve vendore kanë prodhime të mira të cilat nuk janë të ambalazhuara si duhet dhe vështirë se njihen si trend. Me realizimin e këtyre masave, prodhimet maqedonase do të bëhen më të njohura për blerësit”, potencon Tevdovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat