Gruevski: Ne kemi "bombë pozitive"

Maqedonia

Gruevski: Ne kemi "bombë pozitive"

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 16:31

E ka quajtur më lehtësi "bombë pozitive". Kjo është përgjigjja e kruet të Ekzekutivit, Nikolla Gruevski, i pyetur nga Tv Sitel për parlajamrërimin e "bombës" nga Zoran Zaev.

"Zaev çdoherë është kanosur, le të kanoset edhe më tej. Paralajmëron se ka një bombë. Ne po punojmë një lloj tjetër të bombës. Ja po përgatisim një bombë të vogël, por pozitive me të cilën do të zgjidhim problemin shumëvjeçarë të mijëra njerëzve në Maqedoni", tha kryeministri Gruevski.

Kryeministri Gruevskli tha se këtë "bombë pozitivëe" do ta shpalosin së shpejti. "Ne kemi periudhë positive drejt zgjidhjes së problemeve, drejt reformave, drejt ndihmesës së njerëzve".

I pari i Qeverisë ka thënë se opozitarët e LSDM-së janë ngatërruar në një sferë tjetër të fushatave negative, manipulimeve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat