Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ngushëllon familjen Bushati

Maqedonia

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ngushëllon familjen Bushati

Më: 23 nëntor 2014 Në ora: 12:05

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes Bushati.

"Me dhimbje të thellë e pranova lajmin për ndarjen nga kjo jetë të diplomatit të karierës dhe atdhetarit Petrit Bushati.

Më lejoni që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim si dhe në emrin tim personal të shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta për këtë humbje të madhe për familjen Bushati dhe diplomacinë shqiptare.

Ambasadorin Bushati dhe familjen e tij, bashkë me nënë Dritën, i kam njohur qysh herët, në kohën kur zhvillonim aktivitete në ilegalitet të thellë dhe gjenim mbështetje të plotë tek familja Bushati.

Një familje atdhetarësh e patriotësh që meriton mirënjohjen e të gjithë neve sepse ka dhënë kontribut të madh në ndihmë të aktiviteteve për liri dhe pavarësi të Kosovës dhe në përgjithësi të shqiptarëve në ish Jugosllavi.

Bashkëndjej me dhimbjen e familjarëve dhe të gjithë dashamirëve të tyre që çmojnë lartë kontributin e madh të Ambasadorit Bushati dhe familjes së tij, ndërsa unë me mallëngjim do ti kujtoj ditët e vështira kur gjenim ngushëllimin në shtëpinë e familjes Bushati" thuhet në telegram.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat