Bilall Kasami: Ne jemi shpëtimi i vetëm për Maqedoninë

Maqedonia

Bilall Kasami: Ne jemi shpëtimi i vetëm për Maqedoninë

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 16:12

Në Shkup u mbajt konventa zgjedhore e subjektit më të ri politik shqiptar në Maqedoni “ Besa”, ku si koordinator i Këshillit iniciues, u zgjodh prof.dr. Bilall Kasami nga Tetova.

Ai ka deklaruar se Lëvizja Besa është shpëtimi i vetëm për shqiptarët e Maqedonisë, dhe sqaroi se janë për të ndezur shpresat tek shqiptarët e Maqedonisë.

“Jemi këtu që ta ndezim shpresën të shqiptarët tanë te vëllezërit tanë të Besës, se jemi ne ata që mund ta rikthejmë krenarinë tonë. Ne besojmë dhe jemi të sigurt se vlerat tona janë po ato vlera që sot i promovon gjithë bota e qytetëruar: jemi njerëz të paqes, dashurisë dhe respektit të ndërsjellët. Nuk duam t’i marrim askujt asgjë, por ama as nuk duam ti falim askujt nga ajo që na përket neve. Kjo është ajo që na unifikon e na bën një me gjithë botën e civilizuar, BE-në, SHBA-në dhe të gjithë shteteve tjera të këtij qytetërimi”, ka deklaruar Koordinatori i Këshillit Nismëtarë të lëvizjes BESA, Bilall Kasami.

U paralajmërua nga ana e tij se do të vizitohen të gjitha vendbanimet shqiptare në Maqedoni duke i dëgjuar hallet dhe brengat e tyre dhe duke i afruar mundësi zgjidhjeje të problemeve të tyre.
Ai shtoi se lëvizja BESA dallohet sepse si “lëvizje është autentike, për arsye se buron nga nevojat vendore, autoktone sepse lind vetëm nga kapacitetet vendore dhe autonome sepse është krejtësisht e pavarur. Ne lutemi që Zoti më parë të na e merr jetën se sa të koritemi me BESËN e dhënë”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat