Kryetari i Strugës, Ziadin Sela uron me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip

Maqedonia

Kryetari i Strugës, Ziadin Sela uron me rastin e Ditës së Alfabetit Shqip

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 13:40

Në emrin tim dhe në emër të Komunës së Strugës dua t’iua uroj festën e Alfabetit Shqip. Kjo festë këtë vit shënon 106 vjetorin e ‘’ Kongresit të Manasitirit ‘’, kongres nga i cili u morën vendime të rëndësishme përGjuhën Shqipe dhe për të gjithë shqiptarët.

Le të jetë kjo festë, data për përkujtimin e së kaluarës , por edhe për refletimin e së tashmes ndaj aktualitetit.
Edhe njëherë, urime nga zemra për këtë këtë përvjetor të Alfabetit Shqip

Kremtja për festat e nëntorit në Strugë, nisi me Llabunishtin
Ndryshe, dje nisën aktivitetet për kremtimin e ‘’Ditës së Alfabetit’’ dhe ‘’Ditës së Flamurit’’ të cilat nën patronazhin e Komunës së Strugës dhe kryetarit Ziadin Sela u zhvilluan në Strugë.Festimet nisën dje në Llabunishtë ku me një ceromoni festive në shkollën ‘’Murat Labënishti’’ u shënua kjo ditë e rëndësishme për kombin shqiptar në prezencën e kryetarit të Komunës ,,mësimdhënësve,nxënësve si dhe shumë qytetarëve të këtij vendbanimi.Për ditën e sotme më 22 Nëntori (nesër)në sallën e Qendrës për Kulturë do të mbahet Akademi solemne, kushtuar “Kongresit të Manastirit”, përkatësiht Ditës së Alfabetit.Për më 23 nëntor në sallën e Gjimnazit Strugës, në orën 14.00 do të organizohet një turne volejbolli, kurse më 24 nëntor, në sallën e Teatrit Poshka, në orën 18.00 do të mbahet një Akademi solemne kushtuar 200 vjetorit të rilindasit arbëresh, Jeronim de Rada.Ndërsa më 25 nëntor në Qendrën për Kulturë, duke filluar nga ora 17.00 do të shfaqet monodramë në interpretimin e një artisti nga Kosova. Aktivitetet do të vazhdojnë edhe më 27 nëntor ku me moton “Komuna feston”, në kuadër të të cilave parashikohet të shfaqet edhe një film dokumentar.Ndërkohë më 28 nëntor dita më e shenjtë për shqiptarët do të ketë një seri aktivitetesh duke filluar me një ekspozitë me piktura në rrjedhën e Drinit të zi në Strugë (ora 11.00), do të pasohet me vrapin tradicional për flamur, pastaj do të bëhen homazhe në varrezat e qytetit tek varri i djalit të Ismail Qemalit tek bustet e Ibrahim Temos dhe Dervish Himës dhe Nëna Terezës ndërsa në orën 14.00 po më 28 nëntor në qendër të qytetit do të shfaqet një program i pasur kulturo-artistik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat