Prokuroria nuk do të hetojë diplomën e Ademit

Maqedonia

Prokuroria nuk do të hetojë diplomën e Ademit

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 12:44

Analisti Miftari është i gatshëm të ballafaqohet në gjykatë me Ministrin Ademi për të gjitha ato që ka shkruar dhe ka deklaruar në media.

Prokuroria publike ka paralajëmruar se nuk do të hetojë informacionet lidhur me validitetin e diplomës së arsimit, Abdilaqim Ademi. Në një prononcim për gazetën “Vest”, nga prokuroia kanë sqaruar se i përcjellin zhvillimet në shtet dhe ndërmarrin aktivitete edhe në bazë të “zërit të dëgjuar”, por për rastin konkret edhe pse drejtoresha e Inspektoratit shtetërorë të arsimit tha se do t’a vërtetojë rastin pas shkrimeve nëpër mediume, Prokuroria publike vlerëson se nuk është e nevojshme të reagojë pas “zërit të dëgjuar”.

Në ndërkohë Kastriot Miftaraj edhe një herë ka përsëritur pohimet lidhur me validetitetin e e diplomës së ministrit aktual të arsimit, Abdylaqim Ademi. Miftari thekson për Gazeta “Lajm” se emri i fakultetit të shkruar në CV-në e ministrit Ademi është inekzistent, ndërkaq thekson se diplomën e tij, Ademi e ka paguar me marka në një restorant në Tiranë dhe se për të gjitha këto është i gatshëm të ballafaqohet me të në gjykatë.

“Ai shkruan se ka kryer studimet në Institutin politeknik të Tiranës. Nuk ekziston në Tiranë një institut politeknik. Ai nuk di as emrin e shkollës. CV-ja zyrtare e tij anglisht maqedonisht dhe shqip flet për një shkollë inekzistente. Ai është universiteti politeknik që ka një fakultet që i është ndërruar disa herë emir, ka qenë i industrisë mekanike dhe elektrike, pastaj disa herë i është ndërruar emir. Ai nuk di emrin e shkollës, ai nuk ka qenë kurrë në shkollë, është një rast unik që një ministër të shkruajë emrin e një shkolle inekzistente. Është njëlloj sit ë shkruash Instituti teknologjik i Harvardit. Ai është instituti teknologjik i Masaçusets. A e kuptoni? Ministri i arsimit nuk di emrin e shkollës ku ka diplomuar”, deklaroi Miftari për “Lajm”.

Analisti Miftari është i gatshëm të ballafaqohet në gjykatë me Ministrin Ademi për të gjitha ato që ka shkruar dhe ka deklaruar në media.

“Le të vijë të më padisë mua, se unë di se çfarë ka bërë ai në Tiranë. Është i vetmi njeri në botë që nuk di emrin e universitetit ku ka diplomuar. Normal që nuk e di, pasi ai ka paguar marka në një restorant në Tiranë, i cili tashmë është prishur”, thekson Miftari.

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në Maqedoni, Abdilaqim Ademi i është përgjigjur akuzave dhe shkrimeve të fundit mbi vërtetësinë e diplomës së tij universitare. Ai përmes profilit të tij në facebook ka dhënë një sqarim duke e quajtur “për të paudhët”.

“Shtrëngohem të shkruaj këtë sqarim për të hedhur poshtë si të paqena, krejtësisht shpifje dhe fabrikime, shkrimet që hedhin dyshim mbi vërtetësinë e diplomës sime universitare. Këto ditë, qarqe të caktuara, të cilave vendosmëria ime dhe e MASH-it për të reformuar arsimin e lartë, nuk u shkon pas midesë dhe mbase u dëmton në mënyrë të parikthyeshme interesat personale a grupore, kanë ndërmarrë kundër meje një fushatë sulmesh ad hominem. Për këtë nismë të ndyrë, është bërë pre një shkrim i vjetër i një publicisti shqiptar që i margjinalizuar atje ku vepron, përpiqet të jetë në qendër të vëmendjes në Maqedoni.

E vërteta është kjo: studimet universitare i kam filluar në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë, drejtimi Metalurgji, në qytetin e minatorëve në Mitrovicë, ku kam mbaruar dy vite. Për shkak të masave të dhunshme serbe në Universitetin e Prishtinës, studimet u detyrova t’i vazhdoj në UP në Tiranë, ku kam diplomuar në korrik të vitit 1996 në Universitetin Politeknik në Tiranë, dhe kam titullin: Inxhinier i diplomuar i Metalurgjisë. Kjo është e vërteta”, thuhet në fund të reagimit.

Dekani Londo: Ademi ka diplomuar dhe këtu mbyllen gjitha dilemat

Dekani i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike- Universiteti Politeknik i Tiranës, Adonaq Londo ka thënë fjalën e tij të fundit: “Ministri Abdilaqim Ademi ka diplomuar dhe këtu mbyllen gjitha dilemat”.

“Sipas regjistrit elementar të diplomave që zotëron Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, mund të konfirmoj që z. Abdilaqim Abdylaziz Ademi ka qenë student në këtë Fakultet, ka filluar studimet në vitit 1988 dhe ka diplomuar në korrik të vitit 1996…Pra, mban numrin e regjistrit 210/2 dhe numri i diplomës 1274, diplomat që janë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike- dega Metalurgji”, ka thënë në prononcimin e tij për TVM2, programi në gjuhën shqipe, Andonaq Londo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat