Bejta uron shqiptarët për Ditën e alfabetit të gjuhës shqipe

Maqedonia

Bejta uron shqiptarët për Ditën e alfabetit të gjuhës shqipe

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 11:34

Më 22 nëntor të vitit 1908 në Manastir, u tubuan njerëzit e ditur shqiptarë të të gjitha feve për arritjen e një qëllimi të madh kombëtar – unifikimin e shqiptarëve kudo që janë dhe unifikimin e Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

Dita e Alfabetit është një prej ditëve më të rëndësishme për kombin shqiptar kudo që janë, prandaj le ta kujtojmë dhe festojmë për çdo vit e mot.

Urime të përzemërta për të gjithë shqiptarët gjithandej ku gjenden,
Gëzuar 22 Nëntori - DITA E ALFABETIT TË GJUHËS SHQIPE!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat