Nuk ka bisedime midis qeverisë dhe opozitës

Maqedonia

Nuk ka bisedime midis qeverisë dhe opozitës

Më: 22 nëntor 2014 Në ora: 11:34

Pas informacionit nëpër mediume se lideri i LSDM, Zoran Zaev, ka thënë se mbahen bisedime midis qeverisë dhe opozitës, për zgjidhjen e krizës politike, u kërkua një informacion zyrtar nga LSDM, prej ku thanë se bëhet fjalë për dezinformim klasik dhe se bisedime ndërmjet dy partive nuk ka.

Ende më saktësisht, Zaev, askund nuk ka deklaruar se udhëhiqen bisedime, përvec për pikat që duhet të bisedohet e ato janë pesë pikat për të cilat Gruevski refuzon të bisedoj.

Spekulohej se bisedimet po udhëhiqen me ndërmjetësimin e belgut Peter Vanhut, i cili gjendet në Maqedoni dhe se orët në vijim janë kyçe për rrjedhën e tyre./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat