Stavreski: Normat e interesit për kreditë banesore në nivelin më të ulët

Maqedonia

Stavreski: Normat e interesit për kreditë banesore në nivelin më të ulët

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 15:28

Projekti "Bli shtëpi, bli banesë" ka arritur efekt të madh në pjesën e krijimit të konkurrencës dhe në pjesën e uljes së normave të interesit për kreditë banesore, vlerësoi sot zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave, Zoran Stavreski.

Ai potencoi se tani normat e interesit për krditë banesore janë në nivelin historikisht më të ulët prej rreth tre për qind dhe se kjo është mundësi e mirë për shumë qytetarë një herë e përgjithmonë ta zgjidhin çështjen banesore.

"Bankat, duke pasur parasysh se normat e interesit përmes projektit "Bli shtëpi, bli banesë" janë të ulëta nën katër për qind, kryen ulje të intereave që të muden edhe nga mjetet personale të japin kredi banesore. Norma e interesit për këto kredi ka ardhur në niveli historik të ulët. Që të merret kredi me normën e interesit më të ulët se tre për qind është shans i mirë që qytetarët ta zgjidhin çështjen banesore një herë e përgjithmonë", theksoi Stavreski.

Ai shtoi se për të është kënaqësi që kanë arritur të animojnë numër të madh të qytetarëve që të mendojnë për zgjidhjen e çështjes së banimit dhe se pas panairit që është organizuar para më pak se një muaji, është rritur numri i qytetarëve që aplikojnë për projektin "Bli shtëpi, bli banesë" përmes të cilit drejtpërdrejt do të marrin mbështetje nga shteti prej 15 mijë eurove./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat