Muslimanët maqedonas kërkojnë që lutjet të bëhen edhe në maqedonisht

Maqedonia

Muslimanët maqedonas kërkojnë që lutjet të bëhen edhe në maqedonisht

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 15:23

Muslimanët maqedonas kërkojnë nga Bashkësia Fetare Islame e R.M. që të lejoj që në xhamitë në Maqedoni, lutjet të bëhen edhe në gjuhën maqedonase.
Ata vlerësojnë se BFI, duhet të sillet njëjtë ndaj të gjithë muslimanëve, pasi që në Maqedoni, përveç shqiptarëve, jetojnë edhe nacionalitete tjera me përkatësi islame dhe edhe ata meritojnë që predikimet e tyre të bëhen në gjuhën e tyre.
Ismail Bojda, kryetar i Lidhjes së Maqedonasve Musliman, thekson se njëra prej shkaqeve pse maqedonasit mysliman nuk i frekuentojnë aq shumë xhamitë është mungesa e predikimit në gjuhën e tyre.
“Kërkojmë që predikimet në xhami të mbahen edhe në gjuhën tonë, e që është gjuha maqedonase. Të gjithë muslimanët në Maqedoni duhet të mos ndiejnë dallimet etnike”, theksoi Bojda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat