Paying taxes 2015: Maqedonia me tatime më të ulta në botë

Maqedonia

Paying taxes 2015: Maqedonia me tatime më të ulta në botë

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 10:09

Republika e Maqedonisë ka shkallë më të ulët tatimore në botë sipas raportit "Paying taxes 2015". Me shkallë prej 7,4 për qind ajo gjendet në vendin e 7-të nga gjithsej 189 vende të përfshira në raport.

Sivjet, Republika e Maqedonisë sërish e ruajti vendin e parë me uljen e mëtejshme të shkallës prej 8,2 për qind në 7,4 për qind.

Koha e nevojshme për pagesë të tatimeve në Maqedoni është 119 orë dhe koha më e shkurtër në krahasim me vendet e rajonit nga Azia Qendrore dhe Evropia Lindore.

Lidhur me numrin e pagesave nga vendet e rajonit nga Azia Qendrore dhe Evropa Lindore, Maqedonia ndodhet në vendin e 6-të.

Maqedonia i zvogëloi pagesat e saj në vetëm shtatë në krahasim me 29 të vitit të kaluar.

Në raport është vërejtur se zvogëlimi është meritë e pagesës së obligueshme të TVSH-së përmes sistemit elektronik si dhe shfrytëzimit të rritur të sistemeve elektronike për pagesë të tatimit të fitimit./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat