CEFTA sot mban një seancë në Shkup

Maqedonia

CEFTA sot mban një seancë në Shkup

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 10:03

Në Kuadrin e Javës së CEFTA 2014, sot në Shkup do të mbahet një seancë e Komisionit të përzier të palëve të CEFTA me të cilën seancë do të udhëheq ministri i ekonomisë Bekim Neziri.
Në seancë do të finalizohen aktivitetet që kanë të bëjnë më kryesimin e Republikës së Maqedonisë me CEFTA për vitin 2014.
Përveç kësaj, do të miratohen vendime për themelimin e trupave të reja që duhet të punojnë në zhvillimin e masave adekuate dhe qëllimeve për funksionim dhe qëndrueshmëri të Marrëveshjes CEFTA, të cilat do ti ndihmojnë regjionit t`i arrijë qëllimet nga Strategjia 2020, të orientuara kah konkurrenca, produktiviteti dhe rritja ekonomike./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat