Gruevski flet shqip, duartrokitet nga audienca! (Video)

Maqedonia

Gruevski flet shqip, duartrokitet nga audienca! (Video)

Më: 21 nëntor 2014 Në ora: 10:01

Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, i njohur si ultra-nacionalist ka bërë përpjekje që të flasë shqip përpara një audience, gjë që është përshendetur me duartrokitje “të forta”.

Në një video të postuar nga Almkos në Youtube, kryeministri maqedonas është përpjekur të thotë dy-tre fjalë në shqip, nuk kuptohet mirë, por flet rreth ca projekteve në arsim.

Ky do të ishte një gjest për tu përshëndetur, por është Gruevski, i cili me qëndrimet e tij radikale përballë një populli shtetëformues në Maqedoni, shqiptarëve, e ka lënë këtë shtet pa e implementuar Marrëveshjen e Ohrit, pa u anëtarësuar në NATO dhe pa negociata për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Gruevski me projektin “Shkupi 2014”; përpjekjen për t’i paraqitur si figura kombëtare maqedonase edhe bullgarët dhe shqiptarët e famshëm; madje edhe Aleksandrin e Madh e fisit maqedonas që e sundoi këtë vend Para Erës Sonë, e që nuk ka lidhje me maqedonasit e sotëm që kanë marrë emrin sipas vendit ku janë vendosur; me mosmarrëveshjet rreth emrit të Maqedonisë me Greqinë; duhet “të mësoj shumë më mirë shqipen” për t’i besuar se e do bashkëjetesën e dy popujve shtetëformues në Maqedoninë e sotme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat