Fokusi te pjesa ekonomike nga Raporti i Komisionit Evropian

Maqedonia

Fokusi te pjesa ekonomike nga Raporti i Komisionit Evropian

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 15:31

Energjia të orientohet drejt zbatimit akoma më invensiv të reformave. Siguria juridike, konsultimi i kompanive gjatë miratimit të ligjeve të reja dhe ndyshimet e ligjeve ekzistuese, si dhe krijimi i kushteve për inkuadrim të tyrin në zinxhirin e distributorëve të investitorëve të huaj duhet të jenë prioritet.

Ky është konkluzioni nga takimi i sotëm i përfaqësuesve të odave ekonomike me zëvendëskryeministrin për çështje ekonomike, Fatmir Besimi, në të cilën në fokus ishte pjesa ekonomike nga raporti i Komisionit Evropian për progresin e Maqedonisë. Edhe krahas vlerësimit të mirë të përgjithshëm, u konstatua, ka vërejtje në të cilat duhet të punohet.

Sektori i biznesit kërkon edhe përmirësim të strukturës së tregut të punës - prodhimit të kuadrove të përgatitura dhe të kualifikuara për nevojat në sektorin real.

"Në periudhën e ardhshme do të përkushtohemi, para se gjithash në zvogëlimin e papunësisë edhe pse tani më këtu vërejmë trend pozitiv, reformat strukturore të tregut të punës, konkurrenca më e madhe e produkteve tona, përmirësimi i komunikimit me bashkësinë e biznesit dhe seguria juridike në lidhje me ndryshimet e ligjeve dhe sistemit gjyqësor. Vërmendje e veçantë do t'i kushtohet edhe inovacionit, disiplinës fiskale dhe planifikimit fiskal", deklaroi Besimi pas mbledhjes.

Kryetari i Odës ekonomike të Maqedonisë Veriperëndimore, Menderez Kuçi konsideron se ka bolitshmëri në më shumë segmente, por megjithatë mund të bëhet më shumë. "Anët e mira me të vërtetë jaanë dhe i ndjejmë në më shumë segmente, por nuk jemi të kënaqur sepse mendojmë se mundemi më tepër. E inkurajojmë Qeverisë që t'i realizojë aktivitetet e planifikuara për përmirësimin e gjendjeve për afat shumë kë të shkurtër", tha Kuçi.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Lidhjes së odave ekonomik, Mitko Aleksov, komunikimi i institicioneve me biznesit duhet të intensifikohet.

Elena Milevska Strbevska nga Oda ekonomike e Maqedonisë e theksoi nevojën e inkuadrimit të ekonomisë në miratimin e ligjeve, por edhe nga përmirësimi i konkurrencës përmes prodhimit të fuqisë punëtore përkatëse të kualifikuar.

Në mbledhje me zëvendëskryeministrin u bë fjalë edhe për fondet evropiane, të cilat, krahas mjeteve buxhetore, janë të kapshme edhe për kompanitë e Maqedonisë, sidomos në pjesën e inovacionit, konkurrencës dhe sipërmarrësisë.

"IPA 2 planifikion 83 milionë euro për risi dhe konkurrencë. Programet e reja të Unionit gjithashtu ofrojnë mundësi shtesë, 300 milionë euro janë projektuar për sipërmarrësi, zhvillim dhe inovacione në vendet e Ballkanit Perëndimor", potencoi Besimi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat