Ademi në 25-vjetorin e miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve

Maqedonia

Ademi në 25-vjetorin e miratimit të Konventës për të Drejtat e Fëmijëve

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 14:57

Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Abdilaqim Ademi, sot mori pjesë ne manifestimin me rastin e 25 vjetorit të miratimit të Konventës për të drejtat e fëmijëve. "Para njëzet e pesë viteve bota miratoi Konventën për të drejtat e fëmijëve e cila mundësoi që statusi shoqëror i fëmijëve të ngjitet nga lëndë e të drejtave të dikujt ose mëshirë në subjekt me të drejtat e veta.

Në këtë Konventë qartë është theksuar se fëmijët kanë të drejtë të arsimimit në kuadër të së cilës do të respektohet dinjiteti i tyre njerëzor", tha Ademi, duke shtuar që fëmijët kanë të drejtë në arsim, e cila duhet tërësisht të zhvillojë karakterin dhe talentin e fëmijës.

Fëmijët, shtoi Ademi, duhet të dinë se cilat janë të drejtat e tyre, por me rëndësi të njëjtë është që të dinë se si t'i respektojnë dhe t'i aplikojnë në mënyrë të duhur.

"Miratimi i Konventës nga vetë vetja paraqiste një inovacion e cila u bë shtytës i përparimit të rëndësishëm për fëmijët në dy e gjysmë dekadat e kaluara. Derisa e festojmë këtë përparim, nuk guxojmë të harrojmë se edhe më tutje ka një numër të madh të fëmijëve të cilët madje edhe sot mbesin prapa të tjerëve. Me qëllim që të përmbushim idenë e Konventës duhet të jemi inovativ", u shpreh Ministri Ademi

Fëmijët, potencoi Ademi, janë pasuria jonë më e madhe. Pa ta ardhmëria e familjeve dhe e shtetit janë të pasigurta.

"Sot kur e festojmë Ditën kur bota miratoi Konventën mund të themi se kemi përparuar në aspektin e mbrojtjes së fëmijëve dhe të drejtave të tyre. Mundem me krenari të them se Republika e Maqedonisë në mënyrë të përpiktë i respekton të drejtat e fëmijëve", shtoi Ministri për Arsim dhe Shkencë, duke potencuar që arsimi fillor dhe i mesëm janë pa pagesë, ndërsa pa pagesë janë edhe librat.

Prezantuam lëndë, theksoi Ministri Ademi, nëpërmjet të cilave nxënësit i zhvillojnë shkathtësitë dhe dituritë e tyre, të cilat do t’ju ndihmojnë që të kuptojnë më mirë të drejtat e tyre gjatë jetës.

"Lënda sipas programit për Inovacionet ju mundëson nxënësve zhvillimin e iniciativës dhe kreativitetit, frymës sipërmarrëse dhe të menduarit inovativ nëpërmjet fitimit të diturive dhe shkathtësive nga sfera e sipërmarrësisë dhe inovacioneve. Aftësimi i nxënësve për sjelljen inovative do t’ju shërbejë atyre jo vetëm në jetën e përditshme në shtëpi dhe në shoqëri, por edhe në procesin e punës si faktorë aktiv në ekonominë kombëtare", theksoi Ministri i Arsimit dhe Shkencës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat