Merko mohon përplasjet në degën e BDI-së në Strugë

Maqedonia

Merko mohon përplasjet në degën e BDI-së në Strugë

Më: 20 nëntor 2014 Në ora: 14:50

Përplasja ndërmjt dy grupeve të anëtarëve të BDI-së në fshatin Zagraqan të Strugës është mohuar kategorikisht nga ish-kryetari i Strugës, Ramiz Merko. Ai ka deklaruar për "Zhurnal" se nuk kanë qenë aspak të përzier edhe nuk kanë ndikuar në ndonjë vendim.

"Mbledhja është ndërprerë përkohësisht, por ato janë çështje të Komisionit. E kërkon procedura, dikush nuk i ka plotësuar kriteter dhe do t'i plotësojë në mbledhjen e ardhshme. Është thjesht çështje procedurale", ka shpjeguar Merko.

Sipas Merkos, Komisioni, në të cilin është koordinator Nevzat Bejta, nese konsideron se diçka ka nevojë për t'u plotësuar ndërmrr diçka në mënyrë që askush të mos ankohet. "Komisioni kërkoi gjëra procedurale të cilat duhet përmbushur në mënyrë që zgjedhjet të jenë reale. Nuk ka aspak, apspak, aspak përplasje", ka thënë Merko.

Më herët është raportuar në media se ka pasur një incident në mbledhjen e Këshillit vendor të BDI-së në fshatin Zagraqan të Strugës, në momentet kur përkrahësit e Ramiz Merkos nga njëra anë dhe Arben Llabunishtit nga ana tjetër, nuk kanë mundur të merren vesh lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Këshillit vendor dhe delegatëve nga ky fshat. /zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat