Sërish rrahje në degën e BDI-së në Strugë?!

Maqedonia

Sërish rrahje në degën e BDI-së në Strugë?!

Më: 19 nëntor 2014 Në ora: 23:20

Një incident ka ndodhur sonte në mbledhjen e këshillit vendor të bdisë në fshatin Zagraqan të Strugës, njoftojnë për Lajmpress burime partiake.

Sipas tyre,një rrahje ka ndodhur në momentin kur përkrahësit e Ramiz Merkos nga njëra anë dhe Arben Llabunishtit nga ana tjetër, nuk kanë mundur të merren vesh lidhur me zgjedhjen e kryetarit të Këshillit vendor dhe delegatëve nga ky fshat.

Sic marim vesh, Këshilli vendor në Zagraqan është këshilli i tretë në degën e Strugës ku ka dështuar mbledhja për shkak të mosmarrëveshjeve mes fraksioneve të Merkos dhe Llabunishtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat