Kopsht në fshatin Mogorçë të Dibrës

Maqedonia

Kopsht në fshatin Mogorçë të Dibrës

Më: 1 nëntor 2014 Në ora: 11:46

Në prani të zëvendësministrit për Punë dhe Politikë Sociale, Ibraim Ibraimi dhe kryetarit të Komunës, Ruzhdi Lata, në kuadër të Kopshtit të Fëmijëve “Breshia” në fshatin Mogorçë, dje u hap një paralele e kopshtit.
Para një numri të madh të prindërve dhe fëmijëve, zëvendësministri Ibraimi, gjatë hapjes tha se qeveria bën përpjekje që në të gjitha vendet të hapen kopshte të fëmijëve.
Ndërkaq, kryetari Lata, tha se kemi bërë mjaft për këtë fshat, këto ishin edhe premtimet tona.
Drejtoresha e Kopshti të Fëmijëve, Hajrie Daçi, tha se nëse ka fëmijë të interesuar do ta kthejmë këtë në qendër ditore.
Në paralelen e hapur, fillimisht do të inkuadrohen 30 parashkollorë, ndërsa fshati Mogorçë është fshat më i madh me banorë në kuadër të Komunës së Dibrës./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat