Sela premton ndihmë për sportet multifunksionale

Maqedonia

Sela premton ndihmë për sportet multifunksionale

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 23:13

Kryetari i Komunës së Strugës, i shoqëruar nga Kryetari i Këshillit të Komunës së Strugës, Abdulla Qazimoski dhe këshilltarët e kabinetit të tij, vizitoi fushën e re multifunksionale sportive, në fshatin Llabunishtë, e cila tashmë është gati e përfunduar.

Bëhet fjalë për një investim projekti si një bashkëpunim i Komunës së Strugës me Agjencinë për Rini dhe Sport, i shoqëruar edhe nga Drejtori i Sh.F. ” Murat Llabunishti”, Muhamed Selmani, pjesëtarë të Bashkësisë Lokale, banorë e të rinj të kësaj zone, kryetari vëzhgoi nga afër rezultatet nga puna e arritur deri më tani dhe shprehu kënaqësinë që ky projekt, i cili do të jetë i të gjitha standardeve do t’i shërbejë të gjithë nxënësve e të rinjve të Llabunishtës dhe jo vetëm atyre”, thuhet në njoftimin e Zyrës për Marrëdhënie me Publikun të Komunës së Strugës.

Më tej, në njoftim thuhet se projekti i kësaj fushe multi-funksionale sportive filloi vetëm pak muaj më parë dhe Komuna e Strugës ofroi bashkëpunimin dhe mbështetjen e saj maksimale për realizimin e të njëjtit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat