Poposki: Grupi i Vishegradit kujdeset për kredibilitetin e eurointegrimeve

Maqedonia

Poposki: Grupi i Vishegradit kujdeset për kredibilitetin e eurointegrimeve

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 22:06

Takimi ministror i Katërshes së Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor në Bratisllavë, paraqet një nga mënyrat më të mira të bashkëpunimit në të cilin shqyrtohet procesi i eurointegrimeve të vendeve të rajonit.

Kjo, siç kumtoi MPJ, e deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Poposki, i cili mori pjesë në takimin e formatit të Grupit të Vishegradit - Ballkani Perëndimor me ftesë të zëvendëskryeminsitrit dhe minsitrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovakisë, Mirosllav Lajçak.

"Është inkurajuese me të vërtetë që sot në Bratisllavë kemi një grup serioz të vendeve dhe politikanëve të cilët kujdesen për kredibilitetin e integrimeve të BE-së. Ky është motiv më tepër për ne. Porosia e tyre pas deklaratës së Junkerit është. "Të punojmë për hyrje në BE pas pesë viteve e një ditë", theksoi Poposki.

Ai konsideron se është e dmosdoshme që në të ardhmen fokusi të jetë në përmirësimin e lidhshmërisë infrastrukturore dhe klimës afariste në Ballkan.

Në kontekst të integrimeve në BE, minsitri Poposki konkludoi se në Këshillin evropian ka mundësi ndërmjet dy qasjeve. "E kontrolluara, e cila vetë deri më tani ka funksionuar: e ajo është zhvillimi i negociatave për anëtarësim dhe zgjidhja pralele e problemit të imponuar bilateral. Kjo qasje ishte e suksesshme në zgjerimet e kaluara. Aletrnativja është eksperimnt: të rrrihet ulur në Këshill dhe të pritet se çka do të ndodhë", thotë Poposki.

Mysafirë të posaçëm në takimin në Bratisllavë ishin ministrja e Punëve të Jashtme të Republikës së Italisë dhe përfaqësues e ardhshme e lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Federika Mogerini dhe ministri federal për Evropë, integrim dhe Punë të Jashtme i Rpeublikës së Austrisë, Sebastian Kurc.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat