Zyrtari turk për çështje fetare i jep vajzën një shkupjani

Maqedonia

Zyrtari turk për çështje fetare i jep vajzën një shkupjani

Më: 31 tetor 2014 Në ora: 15:37

Për vajzën e Kryetarit të Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë, Müberra Görmez dhe dhëndërin Nedim Eminin, të cilët u martuan në Ankara në 26 Tetor, u organizua dasëm edhe në vendlindjen e dhëndërit, në Maqedoni.

Në dasmën e cila u organizua në restorantin “Kalabria” në Shkup mori pjesë Ministri i Shtetit me origjinë Turke Furkan Çako, Ambasadori i Turqisë në Shkup Ömür Şölendil, Kryesia e Bashkësisë Islame të Maqedonisë Sulejman Rexhepi, Kryemyftiu i Bullgarisë Haxhi Mustafa Alish, Kryetari i Kryesisë Islame të Kosovës Naim Ternava, Kryemyftiu i Sllovenisë Necad Grabus, Kryetari i Kryesisë Islame të Malit të Zi Rıfat Fejziç, Prefekti i Bursës Munir Karaloğlu, Kryetari i Bashkisë Bursa Recep Altepe dhe mjaft personazhe të tjerë, transmeton Mesazhi.

Rituali i dasmës i cili filloi me këndimin e një pjese nga Kur’an’i nga Hafız Osman Şahin, vijoi me këndimin e lutjeve në Turqisht nga Kryemyftiu i Bullgarisë Aliş, Kryetari i Kryesisë Islame të Kosovës Ternava në Shqip, ndërsa Kryemyftiu i Sllovenisë Grabus në Boshniakisht.

Në fjalimin që mbajti këtu Kryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare Mehmet Görmez, duke theksuar se ndjen një afërsi të veçantë për muslimanët që jetojnë në Ballkan, u shpreh kështu: “Kjo afërsi ne njëkohësisht na bëri miq. Dua të shprehem se ndjej një lumturi të madhe për martesën e vajzës sime Müberra, të cilën e vlerësoj dhe e dua shumë, me Nedim’in, një musliman nga Ballkani dhe për faktin që janë basjkuar familjet tona.”

“Vëllazërinë tonë do e forcojmë më shumë me këta lloj miqësish”. Görmez i cili tha se ne gjithsesi gjatë gjithë historisë kemi qenë bashkë, vijoi: “Pas kësaj do të jemi bashkë më shumë. E humbëm njëri tjetrin për një kohë pak a shumë njëqind vjeçare. Mes nesh hyri koha, historia por pas njëqind viteve ne i gjetëm përsëri vëllezërit që humbëm. Allah’u na bëftë që të mos e humbasim kurrë. Inshallah vëllazërinë tonë do e forcojmë më shumë më këta lloje miqësish”.

Görmez theksoi gjithashtu se ishte ndikuar nga një fjalë që ka thënë Hz. Muhammed’i për vajzën e tij Fatmën, u shpreh: “Kur Pejgamberi ynë iu drejtonte Fatimes i thonte asaj “nëna e babait të saj”. Edhe unë si baba, në një preiudhë tre mujore martova dy vajzat e mia. Për të dyja më mbetet në endje kjo fjalë që ka thënë Pejgamberi për Fatimen dhe për arsye se Allah’u më ka falur mua dy vajza për të cilat mund të them “nënat e babait të tyre” dhe se pranë tyre ka falur një mashkull të mirëedukuar në moral, shpreh falënderimet e mia”.

Görmez i përfundoi fjalët e tij me këtë dua të cilën Hz. Muhammed’i këndoi për Fatimen dhe Aliun; “Allah’u jua bëftë çdo gjë të hajrit dhe të begatë.”
Në ritualin e dasmës së Müberra Görmez dhe Nedim Emin të organizuar në Korpusin Beytepe të Universitetit Hacettepe, dëshmitarë në celebrimin zyrtar ishin Presidenti Recep Tayyip Erdoğan dhe Kryetari i Parlamentit turk Cemil Çiçek, ndërsa celebrimi u realizua nga Kryetari i Bashkisë Ankara Melih Gökçek./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat