Shtyhet vendimi i kushtetueses për emrat e shkollave në Çair

Maqedonia

Shtyhet vendimi i kushtetueses për emrat e shkollave në Çair

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 23:49

Gjykata Kushtetuese e ka shtyrë për javën e ardhshme shqyrtimin për kushtetutshmërinë e ndryshimit të emrave të shkollave në Çair. Nisma duhej të shqyrtohej sot, por anëtarët e Gjykatës Kushtetuese kanë anuluar seancën, pa dhënë arsyet e këtij vendimi. Procedura për verifikimin e kushtetutshmërisë u iniciua nga drejtori i Inspektoratit të Pushtetit Lokal, Vanço Shehtanski. Çështja e emrave të shkollave të Çairit u shndërrua në problem politik mes partnerëve të koalicionit, më së shumti për shkak të emrit të shkollës Nikolla Vapcarov që duhet të ndryshohet në Imri Elezi, emrin e ish ushtarit të UÇK-së. Edhe pse vendimi është në dorën e Ministrit të Arsimit, Abdilaqim Ademi deri tani hezitonte firmosjen e ndryshimit të emrave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat