Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari tenton ta njollosë PDSH-në

Maqedonia

Ministri i Drejtësisë Adnan Jashari tenton ta njollosë PDSH-në

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 18:29

Kuadri i BDI-së që merr rrogë si Ministër, as që ka lidhje me punën për ta udhëhequr këtë Ministri dhe në vend që të angazhohet për de-politizimin e pushtetit gjyqësor, si një ndër kushtet e BE-së, Gjykatat e Maqedonisë janë kthyer në instrumente ku shqiptarët pa fakte bindëse dënohen me burgje të përjetshme.

Përkundër raportit të revizionit për partitë politike ku për PDSH-në nuk ka asnjë vërejtje dhe është një ndër partitë më transparente, ky injoranti i Ministrisë së Drejtësisë, Adnan Jashari me një vendim tenton ta njollosë PDSH-në, ja dokumentet:

-Në dokumentin e dytë nga revizioni, kërkohet nga Ministria e Drejtësisë që ta revidojë vendimin e saj, sepse me PDSH-në është çdo gjë në rregull.

Kërkojmë urgjentisht nga ky ministër i shndërruar në marionetë ta tërheq vendimin e turpshëm, ku njolloset PDSH-ja, të kërkojë falje dhe të jep dorëheqje.

Tashmë e kemi të qartë se Adnan Jashari ashtu si shefi i tij Ali Ahmeti bën pjesë në ekipin e djajve, ndërsa shqiptarët ende nuk kanë parë engjëj në radhët e funksionarëve të BDI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat