Sulmohet me dy predha ndërtesa e qeverisë në Shkup

Maqedonia

Sulmohet me dy predha ndërtesa e qeverisë në Shkup

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 18:00

Dy predha janë hedhur në drejtim të godinës së Qeverisë së Maqedonisë në Shkup mbrëmjen e së martës. Ministria e Punëve të Brendshme është duke hetuar vendin nga ku janë gjuajtur predhat dhe motivet për këtë sulm. Nuk dihet nëse gjatë këtij sulmi Brenda godinës ka qenë kryeministri e ministrat

Sulmi me predha ndaj godinës së Qeverisë së Maqedonisë në Shkup ka vënë në lëvizje Ministrinë e Punëve të Brendshme, duke e detyruar atë të rrisë nivelin e sigurisë në të gjitha institucionet. Kjo masë vjen pasi mbrëmjen e së martës dy predha kanë përfunduar në godinën e Qeverisë, njëri në çati, ndërsa tjetri në fasadën anësore. Nuk dihet nëse gjatë këtij sulmi Brenda godinës ka qenë kryeministri. e ministrat. Ministrja e Brendshme Gordana Jankullovska ka theksuar se hetimet për këtë incident do të zgjasin për shkak të seriozitetit të situatës.

“Predhat janë marrë nga vendi i ngjarjes dhe janë dërguar për ekspertizë. Arma me të cilën është hedhur granata mund të jetë e ndryshme, por ne duhet të përcaktojmë me saktësi llojin e saj. Procesi i vetëm i mbikëqyrjes ndonjëherë zgjat dhe në rastin konkret duke pasur parasysh seriozitetin me të cilin është vepruar në funksion të gjetjes së të gjitha gjurmëve të mundshme dhe dëshmive eventuale kontrolli zgjat shumë”

Sipas ministres Jankullovska policia është duke hetuar vendin nga ku janë gjuajtur predhat në drejtim të godinës së Qeverisë. Për momentin MPB nuk ka asnjë pistë për autorin apo motivin e këtij sulmi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat