Partitë nuk komentojnë vendimin e LSDM-së për bojkotimin e Kuvendit

Maqedonia

Partitë nuk komentojnë vendimin e LSDM-së për bojkotimin e Kuvendit

Më: 29 tetor 2014 Në ora: 17:52

Asnjë nga partitë politike nuk ka komentuar vendimin e mbrëmshëm të Lidhjes Social-Demokrate të Maqedonisë për të vazhduar bojkotimin e Kuvendit.

As VMRO-DPMNE dhe as BDI e PDSH nuk kanë pranuar të deklarohen në lidhje me këtë vendim të opozitës maqedonase, që duket se do të çojë në thellimin e krizës politike, njofton Zhurnal.

Vetëm pak ditë përpara skadimit të afatit kushtetues prej 6 muajsh, i cili toleron mungesën e paarsyeshme të deputetëve, por vetëm deri më 10 nëntor.

Më 10 nëntor, Kuvendi pritet të mbajë seancën e radhës parlamentare, ku paralajmërohet heqja e mandateve të deputetëve socialdemokratë.

Nëse institucioni ligjvënës voton heqjen e mandateve dhe nëse asnjë nga 20 deputetët në listat e deputetëve nuk pranojnë të marrin mandatin, atëherë Kuvendi do të detyrohet të shpallë zgjedhje të pjesshme ose zgjedhje të parakohshme parlamentare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat