Spasov: Për disa muaj janë punësuar 4.300 të rinj

Maqedonia

Spasov: Për disa muaj janë punësuar 4.300 të rinj

Më: 25 tetor 2014 Në ora: 00:22

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale Dime Spasov dhe përfaqësuesja e përhershëm e Kombeve të Bashkuara në Republikën e Maqedonisë Luiza Uinton, sot në rektoratin e Universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" në Manastir hapën Info-Klub" studentor.

"Përmes këtyre info-klubeve dëshirojmë ta tregojmë vlerën e informimit për punësim adekuat dhe vende të lira të punës në Republikën e Maqedonisë. Studentët më shpejt dhe më lehtë të vinë deri te të gjitha informatat relevante të rëndësishme për punësimin e tyre të ardhshëm dhe fillim të karrierës. Në këtë rast dëshiroj t'i theksoj efektet e masës për lirim nga pagesa e kontributeve për periudhën prej 12 muajve për kompanitë private të cilat do të punësojnë ndonjë të ri deri në moshën 29 vjeçare me atë rast për disa muaj u punësuan 4.300 të rinj, të cilët pikërisht në këtë mënyrë më shpejt arritën deri te puna. Kjo risi qeveritare do të zbatohet deri në muajin mars të vitit 2016 dhe presim shfrytëzim maksimal nga ana e kompanive private", theksoi Spasov.

Info-klubi në Manastir është i katërti me rradhë. Paraprakisht veçmë janë hapur qendra të tilla në Shtip, Shkup dhe Tetovë në suazat e komplekseve të atjeshme universitare.

"Njëra nga sfidat më të mëdha e të rinjve në Republikën e Maqedonisë është gjetja e punës dhe për atë qëllimi bazë i këtij info-klubi do të jetë ta zvogëlojë hendekun mes gjetjes së punës dhe periudhën pas përfundimit të arsimit të lartë. Të rinjtë në këtë klub do të munden t'i marrin të gjitha informatat për punësime të reja, kontakte me biznesmenët dhe informata të tjera", theksoi Vinton.

Sipas kryetarit të komunës Vlladimir Taleski ky projekt më i ri është në funksion të punësimeve të reja më të shpejta për çka kontribut adekuat jep edhe vetëqeverisja lokale.

Info-klubi studentor pranë universitetit "Shën Klimenti i Ohrit" - Manastir do të mundësojë informim të shpejtë për të gjitha aktualitetet, por edhe studentët të cilët do të diplomojnë për gjetje të shpejtë të punës, pohoi prorektorja Jovanka Tuteska, në solemnitetin e këtij qyteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat