Gjykata e apelit dëgjoi vendimin për të akuzuarit në rastin ‘Likuidimi’

Maqedonia

Gjykata e apelit dëgjoi vendimin për të akuzuarit në rastin ‘Likuidimi’

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 20:03

Gjykata e apelit në Shkup dëgjoi vendimin për të akuzuarit në rastin ‘Likuidimi’ ku në mesin e të akuzuarve është edhe gazetari Tomisllav Kezharovski.

“Pas shpjegimit të ankesave mendoj se do të vendoset për lirimin e tyre, sepse ato akuzohen për një krim që është dekriminalizuar “, deklaroi Jovan Joanidis, avokat i njërit nga të akuzuarit duke shtuar se beson që gjykata nuk është nën ndikimin e presioneve politike.

Tani në gjykatë po vazhdon shpjegimi i ankesave nga avokatët e të akuzuarve ndërsa më pas pritet që Gjykata e Apelit të vendosë që ta heqë dënimin me burg për Kezharovski.

Para gjykatës ndodhen edhe gazetarët nga iniciativa për lirimin e Kezharovskit, të cilët nga fillimi i debatit kanë qëndruar në shenjë përkrahje ndaj kolegut Kezharovski.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat