Ndryshon ligji, te noteri bashkë me avokatin tuaj

Maqedonia

Ndryshon ligji, te noteri bashkë me avokatin tuaj

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 18:42

Qytetarët do të obligohen që përveç noterit, të angazhojnë edhe avokat gjatë përpilimit të akteve noteriale, për kontrata mbi 10 apo 20 mijë euro.

Qeveria ka obliguar Ministrinë e Drejtësisë që të përpilojë ndryshimet e Ligjit për Noteri, për të inkorporuar këtë risi, njofton Alsat.

Në ndryshimet e propozuara ligjore qëndron se, e obligueshme, prania e avokatit është jo vetëm gjatë lidhjes së kontratave, lëshimit të urdhërpagesave, diskutimeve për trashëgiminë, por edhe për verifikim të dokumenteve private në vlerë mbi 20 mijë euro. Këto risi, çuditërisht nuk prekin bankat, shoqatat e sigurimit apo kompanitë për lizing, por vetëm qytetarët.

“Prani e detyrueshme e vulës së avokatit gjatë lidhjes së kontratave dhe veprimeve juridike për të cilat përpilohet akt noterial në vlerë mbi 20 mijë euro (detyrimi për vulë të avokatit përjashtohet kur njëra prej palëve është bankë, shoqëri sigurimi apo kompani për lizing”, thuhet ën Propozim/ndryshimet në Ligjin për Noteri.

Propozim/ndryshimet bien ndesh me Ligjin për Noteri ku noterëve iu garantohet veprimtaria e tyre e lirë dhe e pavarur, pa nevojën e pranisë së avokatit.

Neni 3, Ligji për Noteri

“Noteri, punët noteriale i kryen në mënyrë të lirë, të pavarur, të mëvetësishme, profesionale dhe të paanshme në bazë të Kushtetutës, ligjit, marrëveshjeve të ratifikuara ndërkombëtare dhe dispozitave të tjera dhe akteve të përgjithshme të bazuara në ligj”.

Propozim/ndryshimet e reja shtrojnë dilemën se sa para do t’ju kushtojë qytetarëve angazhimi edhe i avokatit, në një kohë që edhe cimet për shërbimet noteriale janë në rritje. E paqartë edhe aspekti i kompetencave, nëse avokati monitoron noterin, dhe sa për qind do të paguhet për këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat