Bejta falënderon ambasadorin turk për investimet nga Turqia

Maqedonia

Bejta falënderon ambasadorin turk për investimet nga Turqia

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 17:32

Kryetari i Komunë së Gostivarit, Nevzat Bejta priti në takim ambasadorin e ri të Republikës së Turqisë, Ömür Şölendil dhe Ministrin Pa Resor të Republikës së Maqedonisë, Furkan Çako.

Bejta me ambasadorin Ömür Şölendil dhe ministrin Çako për bashkëpunim e deritashëm dhe projektet e realizuara nga ana e shtetit turk dhe për mundësitë për investime edhe në të ardhmen.

“Ju falënderova ambasadorit për të gjitha punët që deri sot janë kryer në Komunën e Gostivarit me mbështetje të qeverisë dhe popullit nga Republika e Turqisë, dhe veçanërisht organizata “Tika”, për mbështetjen e dhënë. Biseduam me ambasadorin për realizimin e disa projekteve tjera që qeveria turke, populli turk, presidenti turk dëshirojë të ndihmojnë në dobi të gjithë qytetarëve. Sot bashkë me ambasadorin është edhe ministri nga Gostivari, Furkan Çako, me të cilin kemi një bashkëpunim shumë të mirë. Bashkë do të bëjmë një vizitë zyrtare në Republikën e Turqisë, dhe në të ardhmen besojmë se bashkë me ministrin do të realizojmë projekte që do të shkojnë në të mirë të qytetarëve të Gostivarit. E falënderoi ambasadorin i cili pas emërimit vizitën e parë e ka bërë në Komunën e Gostivarit”, tha kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta.

“Ndjehem shumë mirë që ndodhem në qytetin e bukur të Gostivarit, në qytetin e një shteti mik dhe vëllazërorë siç është Maqedonia. Dëshiroj ta shpreh kënaqësinë time për mikpritjen e ngrohtë në qytetin e bukur të Gostivarit. Nga ardhja në Republikën e Maqedonisë, ndjeva një afërsi dhe ngrohtësi mes drejtuesve të institucioneve. Jemi vendosur që si Republikë e Turqisë ti forcojmë marrëdhëniet me Republikën e Maqedonisë, në të gjitha sferat dhe me theks të veçantë sferën e investimeve. Ne jemi të vendosur që ta japim kontributin tonë. Me përkrahej të kryetarit të nderuar dhe ministrit qeveritar, jemi të përgatitur dhe kemi besim që këto përpjekje për investime në këtë qytet të bukur, do të realizohen në kohë të shkurtër. Shfrytëzojë rastin që kryetarit të nderuar të Komunës së Gostivarit, ministrit dhe qytetarëve të Gostivarit dhe Maqedonisë, tu shpreh falënderimin tim, dashurinë dhe respektin”, deklaroi ambasadori i Turqisë, Ömür Şölendil.
Ndërkaq Ministri, Furkan Çako vlerësoi lartë bashkëpunim që ka me komunën e Gostivarit dhe sidomos me kryetarin Nevzat Bejta nga zgjedhja e tij në postin ministror.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat