Kim Mehmeti: Mos prisni të na respektojnë përderisa nuk jemi të bashkuar

Maqedonia

Kim Mehmeti: Mos prisni të na respektojnë përderisa nuk jemi të bashkuar

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 15:01

Kim Mehmeti kërkon bashkim të faktorin shqiptar, nëse dëshirojnë të respektohen nga të tjerët. Ai thotë se shqiptarët nuk duhet të garojnë me Serbinë në sferën e racizmit, pasi sipas tij, ata në këtë aspekt janë kampion.

Publicisti shqiptar nga Maqedonia, Kim Mehmeti , duke ju referuar vendimit të UEFA-së, ka thënë së ky është një rezultat i mungesës së unitetit të faktorit shqiptar. Ndërsa ka bërë të ditur se kjo mungesë e bashkëpunimit në mes të shqiptarëve, sjell edhe mungesën e respektit nga të tjerët.

Mehmeti në një postim në Facebook, ka shkruar se ballkanasit duhet të marrin seriozisht kërkesën e BE-së që të ndërtojnë shtete ku sundon ligji.

Ai po ashtu ka thënë se shqiptarët duhet të garojnë më të gjithë, në të gjitha disiplinat sportive, por jo në racizëm.

“Në emër të popullit serb u bënë krime nga më shtazaraket në Ballkan. Barku i tokës serbe ende është përplot me kufoma të shqiptarëve të pafajshëm”.

“Por Serbia sot zhvillon bisedime për anëtarësim në BE, ndërkaq viktimave të saja - kosovarëve e boshnjakëve - u pamundësohet lëvizja e lire nëpër kontinentin ku jetojnë”.

“Andaj, mos vallë ne pritëm që Evropa ta ndëshkojë Serbinë shkaku i ‘kalamajve’ që dhunojnë futbollistët shqiptarë dhe hapur shpalosin amanetin e të parëve të tyre - shfarosjen e shqiptarëve!?”

“Por megjithatë, ne le të vazhdojmë të garojmë me të gjithë, në të gjitha disiplinat sportive, por jo edhe në ‘disiplinën” e racizmit dhe urrejtjes ndaj të tjerëve, ku mbase serbet edhe gjatë kohë do mbeten aty ku janë – kampion evropian të urrejtjes ndaj të gjithëve që janë jashtë vëllazërisë sllavo-ortodokse!”

“E në ndërkohë, ne le të kthjellemi dhe le ta kuptojmë drejtë kërkesën e BE-së që ne ballkanasit të ndërtojmë shtete të së drejtës, e cila në brendi ka edhe porosinë e pashkruar që gjithmonë ka qenë bosht i drejtësisë së këtij kontinenti: përderisa nuk rritesh e nuk bëhesh luan, përderisa nuk i bashkon forcat brenda vëllazërisë tënde, mos pritë të të respektojnë hienat! “, ka shkruar Mehemeti në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat