PPD: Të anulohen dënimet ndaj arsimtarëve

Maqedonia

PPD: Të anulohen dënimet ndaj arsimtarëve

Më: 24 tetor 2014 Në ora: 14:49

Partia për Prosperitet Demokratik (PPD) vlerëson se dënimet e larta ndaj arsimtarëve nuk ndikojnë në rritjen e cilësisë së arsimit, por përkundrazi dëmton procesin mësimor.

Në reagimin e PPD-së, thuhet se qëllimi i autoriteteve është që me anë të dënimeve të mbushet arka e boshatisur e Qeverisë.

“Ne, Partia për Prosperitet Demokratik, apelojmë deri te ministri Ademi që të qëndrojë larg nga ky projekt i turpshëm, sepse arsimi është mision i shenjtë. Nëse vërtet ministri në fjalë dëshiron të jetë serioz në punën e tij, le t’i korrigjojë gabimet e bëra me qëllime të caktuar nëpër tekstet shkollore me mësim në gjuhën shqipe”, thuhet në reagimin e PPD-së.

Partia kërkon gjithashtu zgjidhjen e problemit me emrat e shkollave, rikthimin e abetares për nxënësit shqiptare të klasave të para, pezullimin e provimeve eksterne dhe anulimin e dënimeve ndaj mësimdhënësve./zhurnal

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat