LSDM: Gruevski pranoi politikat e gabuara në arsim

Maqedonia

LSDM: Gruevski pranoi politikat e gabuara në arsim

Më: 23 tetor 2014 Në ora: 18:23

Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë vlerëson se kryeministri Nikola Gruevski ka pranuar “politikat e gabuara arsimore të Qeverisë”.

Një gjë e tillë u tha nga kryetari i Komisionit të Arsimit pranë LSDM-së, Petar Atanasov, gjatë një konference për shtyp, njofton Zhurnal.

Atanasov, duke iu referuar deklaratës së kryeministri për testimin ekstern të studentëve, tha se ajo lë të kuptohet se të gjitha reformat e deritanishme të Qeverisë kanë qenë të gabuara.

“Vetë kryeministri Gruevski, personalisht, qartë dhe me zë të lartë, pranoi katastrofën e politikave arsimore të pushtetit. Pasi hapën lloj-lloj universitete, shpikën fakultete, hapën studime të disperzuara kudo ku mundën, vetëm dhe vetëm për t’u pajisur me diploma të gjithë ata që duhej të zinin karriget e funksionarëve, tani po këto institucione, imagjinoni, nuk qenkan mjaftueshëm të mira, ndaj duhet organizuar testim ekstern”, tha Atanasov.

Ai tha se LSDM-së ka paralajmëruar në kohë për rënien e cilësisë së arsimit, por ndaj këtyre shqetësimeve, sipas tij, Gruevski ishte përgjigjur me akuzën se “LSDM është kundër arsimit”.

“LSDM ka paralajmëruar në kohë edhe për populizmin dhe propagandën, si dhe për presionet nga ana e pushtetit. Tani, kryeministri Gruevski pranon personalisht se ‘kemi fakultete ku studentët kalojnë pa njohuritë e duhura, ku secili merr 9 dhe 10 pavarësisht se sa ka mësuar’”, tha Atanasov, duke cituar deklaratën e kryeministrit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat